21.4 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Zgjedhjet në Tiranë: Rama kërkon fitore para raportit OSBE/ODIHR

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin LOG., komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u fokusuar te zgjedhjet e pritshme për Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po nxiton të zhvillojë zgjedhjet përpara publikimit të raportit të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Burimi theksoi se opozita ka rënë në një tjetër kurth të ngjashëm me atë të datës 11 maj. “Humbja e opozitës më 11 maj nuk ndodhi sepse Rama vodhi, por sepse ishte një opozitë që nuk arriti të bindë. Rama tani ka një urgjencë për ta mundur sërish këtë opozitë, përpara se të dalë raporti i OSBE/ODIHR,” u shpreh gazetari.

Ai shtoi se për Ramën kjo është një garë kundër kohës dhe nuk dëshiron që procesi të ngadalësohet nga zhvillimet ligjore apo politike të brendshme, përfshirë rastin e Erion Veliajt.

“Veliaj është një letër nën tavolinë, nuk do Rama që ai ta ngadalësojë këtë proces. Për Ramën është me rëndësi që zgjedhjet të ndodhin para raportit, sepse është një përshpejtim i madh,” tha Burimi.

Ai shtoi se opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha po hyjnë “kokë e këmbë” në këtë kurth të dytë, ndërsa përpjekjet për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sipas Burimit, synojnë të fitojnë kohë për të shtyrë zgjedhjet.

Burimi përfundoi duke theksuar se ndërsa Rama e futi opozitën në kurth në muajin maj, ku kjo e fundit ra brenda, tani kërkon që Veliaj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për t’i dhënë kohë Berishës, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen para daljes së raportit të OSBE/ODIHR.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2