20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Vrasje brutale në Durrës: 51-vjeçar goditet 20 herë me thikë

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Detaje të rënda kanë dalë në pah nga ngjarja e tmerrshme që ka shokuar qytetin e Durrësit, ku 51-vjeçari Valbon Beqiraj u masakrua me thikë brenda apartamentit të tij. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, viktima u sulmua në mënyrë barbare nga autori i dyshuar, një 24-vjeçar, i cili e goditi atë mbi 20 herë me mjet prerës. Fillimisht, i riu ka deklaruar se e vrau Beqirajn sepse ky i fundit tentoi ta përdhunonte, por hetuesit dyshojnë se vrasja ishte e planifikuar. Gjithashtu, sipas burimeve, dyshohet se viktima dhe autori kishin një lidhje homoseksuale mes tyre. Beqiraj u gjet në apartament vetëm me të mbathura, ndërsa trupi i tij ishte fshehur nën tavolinën e kuzhinës. Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes rezulton se viktima u godit për herë të parë pranë derës së apartamentit. Më pas, pati një përleshje mes tyre, gjatë së cilës Beqiraj u përpoq të mbrohej. Gjurmët e gjakut janë të dukshme nga hyrja e banesës deri në kuzhinë, duke dëshmuar dhunën e egër që ndodhi për rreth 25 minuta. Sipas policisë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur 24-vjeçari hyri dhe më pas doli nga pallati.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2