11.6 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë: Detaje dhe dyshimet

Edoardo Sarchi, sipërmarrësi italian që humbi jetën pas një atentati me armë zjarri në Salari të Tepelenës, rezulton të ketë qenë pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

Sipas informacioneve të bëra publike, viktima po udhëtonte me disa persona të tjerë kur një individ i armatosur është shfaqur papritur para automjetit dhe ka hapur zjarr drejt tyre.

Menjëherë pas sulmit, drejtuesi i mjetit ka vijuar udhëtimin me shpejtësi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në një zonë të njohur si “Dilan”.

Si pasojë e hetimeve të para, disa persona janë shoqëruar në ambientet e policisë. Ndërkohë, një person me iniciale G. B. është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i këtij krimi.

Latest news

Related news