20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Vangjush Dako lirohet nga burgu pas vuajtjes së dënimit

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka përfunduar ditët e tij në burg. Ai u dënua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm me 2 vite e 8 muaj burgim. Pas dhënies së dënimit, ai u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore, duke përfshirë aritmia, ankthi dhe hernia diskale. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Avokati i tij deklaroi se Vangjush Dako do të qëndronte në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas llogaritjeve dënimi i tij do të përfundonte. Pjesa më e madhe e dënimit ai e ka kryer në masën e “arrestit shtëpiak”.

Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre në dy episode:

  • Miratimi i lejes së ndërtimit për shoqërinë Fakle sh.p.k, ku dokumentet u përpiluan dy vite pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishin hyrë në apartamentet e tyre.
  • Një procedurë prokurimi për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2