Një tragjedi ka ndodhur këtë të hënë në Krya Vrysi të Kalambaka-s në Greqi, ku vëlla e motër përkatësisht 73 dhe një 65 vjeçe, janë gjetur pa jetë në banesën e tyre.
Sipas trikalola.gr po hetohet nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje. Por ngjarja është e veshur ende me mister, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa zona është rrethuar me kordon.
Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë, teksa do zbardhet dinamika dhe rrethanat.












