20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Tentoi të vriste me makinë 55-vjeçarin, autor në kërkim

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 55-vjeçar është goditur nga një automjet dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Drejtuesi i automjetit, pasi ka kryer veprën, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas një hetimi intensiv, policia ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim drejtuesin e mjetit. Nga hetimet, dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë 55-vjeçarin duke e goditur me makinë.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të lokalizuar, kapur dhe arrestuar 40-vjeçarin, si dhe për të gjetur dhe sekuestruar automjetin me të cilin ka goditur viktimën.

Ngjarja ka ndodhur më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës. Automjeti i paidentifikuar fillimisht ka goditur këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë intensifikuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, është bërë e ditur se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, banues në Shijak, ka qenë ai që ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2