20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Të dyshuarit për vrasjen e Klevis Lleshit: Emra dhe akuza

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Media ka arritur të sigurojë emrat e personave të akuzuar nga SPAK në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit. Të arrestuar për këtë ngjarje janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale: Vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, pastrim i produktit të veprës penale, grup i strukturuar kriminal, si dhe vepra penale të kryera nga grup i strukturuar kriminal, transmeton Euronews Albania.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç, dhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dy të dyshuar për të njëjtat akuza.

Kujtojmë që SPAK ka zbardhur pas pesë vitesh vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në gusht të vitit 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit. Sipas burimeve, ngjarja është zbardhur përmes transkriptimeve të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar katër urdhër-arreste, ndërsa si porositës i dyshuar i vrasjes identifikohet Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen për hakmarrje, pas vrasjes së të vëllait, Agim Hoxha, në vitin 2012 në Angli.

Identifikimi i Klevis Lleshit u bë në shkurt 2023, pasi banorët e fshatit Shpërdhet të Kurbinit gjetën mbetje kockore. Analiza e ADN-së nga Instituti i Policisë Shkencore konfirmoi identitetin e viktimës.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2