13.3 C
Athens
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Tags Deklaratë

Tag: deklaratë

Me te Lexuarat

Zgjedhjet që ndryshojnë lojën: Diaspora shqiptare në Greqi me lidership të...

0
Me pjesëmarrjen e dhjetëra shoqatave dhe organizatave shqiptare nga e gjithë Greqia, u zhvilluan në Athinë zgjedhjet për drejtimin e Diasporës Shqiptare në Greqi, në ambientet e hotelit “Wyndham”. Procesi u realizua në përputhje me statutin dhe standardet demokratike, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autorizuar nga organizata të shkallës së parë dhe të dytë. Në përfundim të votimit, kryetar i Diasporës Shqiptare në Greqi u zgjodh Etmond Guri, ndërsa në kryesi u përfshinë edhe emra të njohur të komunitetit shqiptar, si Ardian Daullja, Lulzim Cina, Sofia Ioli Buda, Engjell Alizoti dhe të tjerë. Gjatë punimeve u theksua rëndësia e unitetit, bashkëpunimit dhe forcimit të rolit institucional të diasporës shqiptare në Greqi. Kryesia e re pritet të fokusohet në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar, si dhe në promovimin e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të bashkëatdhetarëve. Albania TV ndoqi nga afër këtë proces dhe sjell këtë kronikë ekskluzive për publikun. Na kontaktoni në: 📧 albaniatvgreece@gmail.com 📞 +30 690 754 1526 📞 +30 699 381 4485