10.7 C
Athens
E diel, 11 Janar, 2026
Home Tags Bullizmi

Tag: bullizmi

Me te Lexuarat

Athina merr ngjyrat kuqezi: Organizata “Jeta” feston me zemër 28–29 Nëntorin

0
Në Athinë më dt. 30 Nëntor 2025, u zhvillua një aktivitet festivë i organizuar nga Organizata “Jeta” në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore dhe Artistike “Lushnja” në Greqi, ku qindra bashkatdhetarë u mblodhën për të festuar së bashku 28 dhe 29 Nëntorin, ditët e shenjta të Kombit Shqiptar. Ngjarja u nderua nga personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore, mes tyre Nënkryetari i Bashkisë së Athinës, z. Panagiotis Pais – Harlaitis, Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, znj. Eriselda Sefa, ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Buxheli, si edhe përfaqësues të diasporës shqiptare, përfshirë z. Etmond Guri dhe z. Jani Haxhi, drejtues i PS-së, dega Greqi, z. ANastas Murati, aktivist i shquar. Atmosfera ishte plot ngrohtësi e emocion, me këngë, valle dhe koreografi nga të gjitha trevat shqiptare, duke sjellë gjallëri dhe krenari mes komunitetit dhe duke i dhënë nj impulsivitet tjetër Diasporës Shqiptare në Greqi. Presidentja e Organizatës “Jeta”, Elona Kataro, me fjalë zemre e plot ngazëllim, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi festat për shqiptarët kudo që ndodhen. Ndërsa Kryetari i Shoqatës “Lushnja”, Jovan Mëhilli, theksoi rëndësinë e bashkimit dhe ruajtjes së traditave kombëtare në diasporë. Shqiptarët në Greqi festuan me zemër, kujtesë historike dhe respekt për sakrificat e paraardhësve tanë.