12.4 C
Athens
E premte, 9 Janar, 2026

Strakosha “përqafon” elitën e portierëve në futbollin Europian, vetëm 3 kanë bërë më mirë se shqiptari

Thomas Strakosha po kalon një sezon shumë pozitiv, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Shqipërisë. Portieri kuqezi është shndërruar gjithashtu në një garanci të vërtetë edhe për AEK-un.
Gjatë vitit 2025, Strakosha ka treguar një nivel të lartë performance dhe stabiliteti. Ai e ka mbajtur portën e paprekur në 22 ndeshje. Këto shifra janë arritur në 44 takime të zhvilluara gjithsej. Statistikat tregojnë se çdo dy ndeshje, Strakosha regjistron një “clean sheet”. Një tregues i qartë i sigurisë që ai jep skuadrës. Reagimet e tij vendimtare kanë shpëtuar skuadrën në shumë momente kyçe. Ai është dalluar për pozicionimin dhe leximin e lojës.
Gjithashtu, qetësia me këmbë e ka ndihmuar ekipin në ndërtimin e aksioneve nga prapavija. Në renditjen e portierëve më të mirë për ndeshje pa pësuar gola, Strakosha renditet shumë lart. Vetëm Trubin, Donaruma dhe Kobel kanë bërë më mirë se ai. Kjo e vendos shqiptarin në një elitë portierësh të futbollit evropian.
Për AEK-un, Strakosha është një pikë referimi në mbrojtje.
Ai ka fituar besimin e trajnerit dhe të tifozëve. Performancat e tij kanë sjellë pikë të rëndësishme për skuadrën. Edhe në Kombëtare, ai mbetet një shtyllë kryesore. Nëse vazhdon kështu, ai mund të synojë edhe hapa më të mëdhenj në karrierë. Viti 2025 rezulton një nga më të mirët për Thomas Strakoshën.

Latest news

Related news