21.4 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

SPAK heton tender oksigjen, thirrur 11 zyrtarë

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Gazetarja e TCH, Anila Hoxha, duke folur në Top Story, ka ngritur një shqetësim të cilin disa qytetarë dhe figura publike e kanë hasur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ajo ka theksuar se në SPAK aktualisht janë sekuestruar 978 telefona, të cilët ende nuk u janë kthyer personave nën hetim.

Gjithashtu, Hoxha ka zbuluar një veprim tjetër të SPAK, duke bërë të ditur se ditën e djeshme 11 zyrtarë nga njësia e prokurimeve janë thirrur pranë Prokurorisë së Posaçme. Ky veprim lidhet me hetimin për tenderët e oksigjenit mjekësor.

Sipas gazetare, pavarësisht se hetimet kanë përparuar, ritmi i tyre varet nga ekspertizat dhe nga çështje të tjera si ato të telefonave. Ajo ka theksuar edhe pasojat e sekuestrimit të këtyre pajisjeve, duke sjellë si shembull një shtetas i cili pyet për statusin e telefonit të tij të sekuestruar.

Për të qartësuar situatën, Hoxha shtoi se vetëm për çështjen e oksigjenit mjekësor janë bllokuar 30 kompjuterë. Ajo përmendi gjithashtu se fati i hetimeve lidhet edhe me dëshmitarët dhe me procesin e këqyrjes së provave.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2