10.1 C
Athens
E diel, 15 Mars, 2026

Silvinjo merr lajmin e madh, “tmerri” i Polonisë është gati

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka dhënë shenja pozitive rreth gjendjes së tij fizike përmes një postimi në rrjetet sociale.

28-vjeçari është shfaqur duke u stërvitur me grupin te skuadra e Rubin Kazanit në Rusi, pas një dëmtimi muskulor. Ky rikthim vjen pas deklaratave shqetësuese të trajnerit Franc Artiga, i cili e kishte cilësuar lëndimin e tij si jo të lehtë.

Prania e tij në fushë rrit gjasat që lojtari të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme mes Polonisë dhe Shqipërisë më 26 mars. Daku ka një kujtim mjaft pozitiv ndaj polakëve, pasi në vitin 2023 shënoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi pikërisht ndaj tyre.

Trajneri Silvinjo po monitoron me kujdes gjendjen e sulmuesit përpara shpalljes së listës zyrtare për fazën “play-off”.

Latest news

Related news