12.6 C
Athens
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Rethymno -Apel për ndihmë

Është Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Rrethymno që me anën e një apeli në  në Facebook u drejtohet gjithe bashkatdhetarëve tanë për ndihmë humanitare familjes se Sokrat Duro
Të dashur bashkatdhetarë.
Solidarizohemi me thirrjen për ndihmë kundrejt familjes GJOLEK DURO mbi problemin shëndetësor që po kalon djali tyre Sokrat Duro. E ndjejm detyrim moral, shpirtëror tju drejtohemi të gjithë anëtarëve të Shoqatës të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë në ishullin e Kretës dhe jo vetëm që me shpirtin human që na karakterizon të ndihmojmë sa do pak në vlerë monetare familjen, për arsye se fëmija duhet ti nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në Athinë.
Shoqata Emigrante Shqiptare në Rethymno do jetë e hapur çdo mbazdite nga ora 18.00-21.00
Nr Kontakti
Petrit Jushi – 6945362248
Stefan Hajdini – 6997654049
Jashar Ibrahimi – 6973832486
Albert Përenjasi – 6945359845

Latest news

Related news