13.3 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

Shkarkimi i Erion Veliajt nga Bashkia Tiranë

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar shkarkimin e Erion Veliajt nga pozita e kreut të Bashkisë Tiranë.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar këtë çështje u zhvillua ditën e sotme, në orën 12:00.

Ky vendim pason atë të Këshillit Bashkiak, i cili më 23 shtator e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro. Vendimi i Këshillit Bashkiak u miratua gjithashtu edhe nga Prefekti i qarkut Tiranë.

Ky vendim, i cili është miratuar në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 4”, hap rrugën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

Tani për tani, pritet që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të shpallë vakancën, dhe pas 48 orësh, të caktohet data për zgjedhjet e pjesshme.

Latest news

Related news