11.6 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

Rethymno feston 28 Nëntorin — Shoqata Shqiptare ngre lart flamurin kuqezi

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Shoqata Shqiptare në Rethymno organizoi një aktivitet festiv në zemër të qytetit, në sheshin “Dhimotiko Kipou”. Qindra familje shqiptare, fëmijë e të rritur, u mblodhën për të festuar së bashku këtë ditë të shenjtë të kombit.

Kryetari i Shoqatës, Petrit Jushi, foli për rëndësinë e festave kombëtare, domosdoshmërinë e ruajtjes së traditave dhe zakoneve, si edhe për detyrimin për t’i festuar dhe nderuar me dinjitet. Ai falënderoi grupin e punës për organizimin e aktivitetit.

Sekretari i Shoqatës, Stefan, theksoi gjithashtu rolin e unitetit dhe bashkimit të shqiptarëve në diasporë.

Një festë e ngrohtë ku zemrat rrahën kuqezi.

Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485

Latest news

Related news