12.4 C
Athens
E premte, 9 Janar, 2026

Rama: 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave tona të punës në 5 vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

Në fjalën e tij, Rama tha se 42 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes zyrave të punës dhe shërbimeve të ngjashme.

Në këtë shifër sipas tij, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë.

Rama: Shqipëria sipas OECD që është një burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh mbi vendet, është vendi që renditet i pari në rajon për shërbimet e punësimit, diçka shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë për një skemë punësimi, ka dhënë një rezultat inkurajues. Janë 7 programe që funksionojnë sot në nxitje të punësimit, për të gjitha kategoritë. 42 mijë të rinj, vetëm në 5 vitet e fundit, janë punësuar përmes zyrave tona të punës. Është një numër jo i vogël. Në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë. Mbi strukturën kemi edhe garancinë rinore që është po zbatohet edhe në Shqipëri, 2200 vajza e djem që përfitojnë prej saj, objektiv i të cilës është që 60 mijë vajza e djem të mbështeten në të gjithë vendit brenda viteve të këtij mandat qeverisës që sapo kemi nisur.

Latest news

Related news