18 C
Athens
E hënë, 13 Prill, 2026

Radhë në doganën e Kapshticës, emigrantët që festuan Pashkën në vendlindje, rikthehen drejt Greqisë

Burime nga pika kufitare bëjnë me dije se pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje të saj.

Fluksi i emigrantëve që festuan Pashkët në vendlindje ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, teksa qytetarët po rikthehen drejt shtetit grek.

Sipas informacioneve, dhjetëra automjete kanë krijuar një fluks të shtuar në dalje, ndërsa radha ka arritur mbi 1 kilometër.

Burime nga pika kufitare bëjnë me dije se pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje të saj.

Fluksi është krijuar vetëm në minutat e fundit, pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë. Ndërkohë, autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur pritjet e gjata dhe për të lehtësuar kalimin e qytetarëve në kufi./ReportTv.al

 

Latest news

Related news