14.1 C
Athens
E martë, 24 Shkurt, 2026

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Balla: PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të Ps-së, Taulant Balla foli për mëdiat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet.

Balla sqaroi se qëndrimi i 5 anëtarëve të PS është kundër kërkesës së SPAK duke thënë se ‘masa e pezullimit është e mjaftueshme’. Ai kërkoi prezumimin e pafajësisë për Ballukun.

Balla: Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit kanë hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Masa e pezullimit besoj se është mjaftueshëm.

Latest news

Related news