11.6 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

PD kërkon kandidat për Tiranën me aleatët

Partia Demokratike ka nisur takimet me aleatët e saj politikë për të identifikuar kandidatin më të përshtatshëm për Bashkinë e Tiranës. Tre përfaqësues të deleguar nga kryetari Sali Berisha për negociatat, të cilët janë Këlliçi, Alimehmeti dhe Noka, pritet të zhvillojnë një takim mesditën e sotme me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, si dhe kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Për nesër janë planifikuar takime me drejtuesit e Partisë Lëvizja për Drejtësi.

Nuk ka një vendim të qartë akoma se kush do të jetë kandidati i propozuar.

Latest news

Related news