13.3 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

Operacion antidrogë në Korçë: 2 të arrestuar, sasi hashashi sekuestruar

Në Korçë është zhvilluar një operacion antidrogë nga ana e Policisë, ku është çmontuar një grup kriminal që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kanabisit.

Pas kontrollesh të befasishme, të kryera në bazë të informacionit nga inteligjenca operative dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, mbrëmjen e kaluar janë shoqëruar tetë persona.

Në përfundim të veprimeve hetimore, dy persona janë arrestuar. Është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Gjatë mbrëmjes janë kryer kontrolle edhe në mjete dhe banesa. Është sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kanabis, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete të përdorura nga personat e arrestuar.

“Nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë vijon puna për kapjen e personave që kryejnë veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, njoftoi policia vendore.

Latest news

Related news