Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat pritet të jenë deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët priten në orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore, hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.















