10.1 C
Athens
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Luan Hajdaraga – profili i një intelektuali dhe shtetari në shërbim të Shqipërisë

Në historinë politike dhe akademike të Shqipërisë, emri i Luan Hajdaragës zë një vend të veçantë si një figurë që ndërtoi një urë të fortë mes botës së dijes dhe shërbimit publik.I lindur më 2 gusht 1948 në Tiranë, ai do të bëhej një nga personalitetet më të respektuara të tranzicionit shqiptar, duke kontribuar si pedagog, studiues, deputet dhe ministër.

Rrënjët në dije dhe shkencë

Formimi i tij filloi në Universitetin e Bukureshtit, ku studioi psikologji, një fushë që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës. Pas diplomimit, Hajdaraga iu përkushtua kërkimit shkencor dhe arsimit, duke u bërë një emër i njohur në fushën e psikologjisë dhe pedagogjisë.

Ai shërbeu për vite si punonjës shkencor dhe më pas drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike, ku ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimin e mendimit pedagogjik shqiptar.

Ai ishte autor i disa punimeve shkencore, veçanërisht në psikologjinë eksperimentale dhe atë të fëmijëve, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të specialistëve.

Angazhimi politik dhe përgjegjësitë shtetërore

Pas viteve ’90, në një periudhë vendimtare për Shqipërinë, Hajdaraga vendosi të kontribuojë drejtpërdrejt në jetën politike. Ai u bë pjesë e Partisë Socialiste në vitin 1991 dhe shpejt mori role drejtuese, përfshirë edhe postin e nënkryetarit të saj. Si deputet për disa mandate, ai u shqua për qasjen e tij intelektuale dhe seriozitetin në përfaqësimin e qytetarëve. Kulmi i karrierës së tij politike erdhi kur u emërua Ministër i Mbrojtjes në vitet 1998–2000, një periudhë e ndjeshme për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Në këtë detyrë, ai u dallua për përkushtimin ndaj forcimit të institucioneve shtetërore.

Më pas, ai vijoi shërbimin në diplomaci si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, duke kontribuar në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Një figurë që mbeti gjithmonë pranë dijes

Edhe pasi përfundoi detyrat e larta shtetërore, Luan Hajdaraga nuk u shkëput nga bota akademike. Ai iu rikthye arsimit dhe kërkimit, duke vazhduar të japë kontribut në formimin intelektual dhe universitar.

Ky rikthim tregoi qartë natyrën e tij të vërtetë: një njeri i dijes, që e shihte politikën si një shërbim dhe jo si qëllim në vetvete.

Trashëgimia e një personaliteti të respektuar

Luan Hajdaraga ndërroi jetë më 30 korrik 2018 në moshën 69-vjeçare, duke lënë pas kujtimin e një personaliteti të përkushtuar ndaj vendit, dijes dhe institucioneve.

Luan Hajdaraga vazhdon të mbetet gjallë nën trashëgiminë e denjë të fëmijëve të tij që sot përveçse janë në poste të larta dhe të rëndësishme, kanë nderuar emrin babait të tyre.

Luela Hajdaraga është ambassadorja e Shqipërisë në Greqi, një grua e fortë që është përmendur shpesh nga kryeministri Rama dhe të tjerë si një nga njerëzit që ka nderuar Shqipërine në arenën e diplomacisë

Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Bujqësisë, Ervin Hajdaraga është djali i Luan Hajdaragës, një nga njohësit më të mirë të bujqësisë, i njohur si nga politikanët me dije të gjerë në këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare. Në një kohë kur politikanët shahen lehtë dhe gabojnë në komunikimin publik,

Ervini ka ditur si të jetë një punonjës shteti me profil të ulët por i denjë për postin që mban Luan Hajdaraga mbetet një shembull i rrallë i intelektualit që i shërbeu Shqipërisë në shumë dimensione: në auditor, në parlament dhe në qeveri./bufiurte.al

 

Latest news

Related news