21.4 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Josep Martinez, portieri i dytë i Interit – Përplasi për vdekje një të moshuar

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Futbolli italian është tronditur sot nga lajmi i përfshirjes së portierit të dytë të Interit, Josep Martinez, në një aksident tragjik që ndodhi në Appiano Gentile, ku humbi jetën një 81-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, teksa Martinez ishte në drejtimin e automjetit të tij.

27-vjeçari spanjoll, i lindur në Alzira më 27/05/1998 në Komunitetin Valencian, kishte mbërritur në Milano në verën e vitit 2024, i kërkuar nga trajneri Simone Inzaghi, pas një sezoni të shkëlqyer me Genoan. Interi e transferoi për 13 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse, duke e parë si një investim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Nga Barcelona te Interi: rruga e një portieri që e nisi nga ëndrra e fëmijërisë

Martinez u rrit në një familje me pasion për portën – babai i tij ishte portier, edhe pse jo profesionist. Ai filloi të luante futboll në moshën pesëvjeçare për ekipin e qytetit të tij të lindjes, derisa skautët e Barcelonës vunë re talentin e tij. Në moshën 16-vjeçare, ai iu bashkua akademisë së famshme “La Masia”, ku zhvilloi dy sezone me ekipin e të rinjve të katalanasve.

Në vitin 2018 vendosi të kërkonte më shumë hapësirë dhe kaloi te Las Palmas, ku bëri debutimin me ekipin e parë në vitin 2019. Dy vite më vonë, në 2020, ai u transferua në Leipzig, por atje nuk gjeti shumë minuta për shkak të konkurrencës së madhe.

Në sezonin e fundit, Martinez zhvilloi 10 ndeshje në total, duke u konsideruar si zëvendësues i denjë i Yann Sommer, ndërsa në klub shihej si një investim i rëndësishëm për të ardhmen.

Aktualisht, pas aksidentit tragjik, Martinez ndodhet në gjendje shoku, ndërsa autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes që i mori jetën 81-vjeçarit Paolo Saibene.

 

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2