13.3 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

GJKKO: Kryemadhi për shtyrjen e gjyqit, mungon avokati i Metës

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ish-Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancën paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gjithashtu, Kryemadhi theksoi se as nëna e saj, Fatime Kryemadhi, nuk ishte e pranishme në këtë seancë.

“Nuk ishte i pranishëm ish-Presidenti Meta, ishin të gjithë të tjerët, edhe mamaja ime nuk ishte”, tha Kryemadhi pas shtyrjes së seancës.

Ajo zbuloi se arsyeja kryesore e shtyrjes së seancës ndaj saj, Ilir Metës, dhe të pandehurve të tjerë ishte mungesa e avokatit të ish-Presidentit. Avokati i Ilir Metës i është nënshtruar një ndërhyrjeje mjekësore jashtë vendit.

Latest news

Related news