Kancelari gjerman Merz u shpreh i rezervuar për sulmin e SHBA-së në Venezuelë dhe rrëzimin e Maduros. Shtete të tjera janë më të qarta: Disa vende të BE-së e kritikojnë ndërhyrjen, Rusia kërkon lirimin e Maduros.
Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz tërheq vëmendjen për rrezikun e mungesës së stabilitetit politik pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë. “Lipset të garantohet një tranzicion i rregullt deri në krijimin e një qeverie të legjitimuar me zgjedhje”, deklaron Merz. Sipas tij një klasifikim ligjor i aksionit të SHBA-së është “kompleks”, për këtë qeverisë i duhet kohë. Lidhur me kreun e shtetit të shfuqizuar tashmë në Venezuelë Merz tha: “Nicolás Maduro e ka çuar vendin në kontaminim. Zgjedhjet e fundit u falsifikuan. Për këtë arsye ne – ashtu si shumë shtete të tjera në botë – nuk i kemi njohur zgjedhjet presidenciale. Maduro ka luajtur në rajon një rol problematik me aleanca të fanëkeqe dhe me implikimin e Venezuelës në tregtinë e drogës.”
Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz e konsideron “kompleks” klasifikimin lijor të sulmit të SHBA-së në Venezuelë, qeveria gjermane kërkon kohë për këtë.
Franca bën fjalë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare
Qeveria franceze kritikon aksionin e SHBA-sësi veprim kundër së drejtës ndërkombëtare. Aksioni, që çoi në arrestimin e presidentit Maduro, përbën shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, komunikoi Ministria e Jashtme në Paris. “Asnjë zgjidhje e qendrueshme politike nuk mund të imponohet nga jashtë.” Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për ndryshim pushteti të drejtuar nga udhëheqësi i opozitës González Urrutia – i cili kandidoi për opozitën kundrejt Maduros në zgjedhjet presidneciale më 2024. Tranzicioni në prag duhet të jetë paqësor dhe demokratik, shkruan Macron në platformën online X.
Italia kritikon “veprimet ushtarake nga jasht”
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dekalroi, se një “veprim ushtarak nga jasht” nuk është rruga e duhur, për “t’u dhënë fund regjimeve totalitare”. Njëkohësisht Meloni theksoi, se qeveria e saj konsideron si legjitime një “ndërhyrje të natyrës mbrojtëse” prej sulmeve hibride ndaj sigurisë vetiake – si p.sh., nëse aktorë shtetërorë mbështesin ose favorizojnë tregtinë me drogë në një vend tjetër. Meloni konsideorhet si simpatizante e Trumpit.
Spanja bën thirrje për depërshkallëzim dhe ofron të ndërmjetësojë në konflikt. Jemi “të gatshëm të ndihmjmë në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje demokratike, të negociuar dhe paqësore për këtë vend”, deklaron Ministria e Jashtme.












