Një farmacist është proceduar penalisht nga policia për shkak të dhunës së ushtruar ndaj një mjeku. Hetimet kanë filluar për 24-vjeçarin me iniciale D. M., i cili dyshohet se në ushtrim të detyrës ka goditur me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar me iniciale Th. Ç..
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë i kanë referuar materialet Prokurorisë dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist. Pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek”, njofton policia.















