Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike që po zhvillohet këtë të hënë në selinë blu, është vendosur ngritja e një grupi pune që do të merret me rishikimin e statutit të partisë.
Burime për Euronews Albania nga mbledhja bëjnë me dije se grupi i punës do të ketë si detyrë hartimin e propozimeve për ndryshimet në statut, të cilat më pas pritet të diskutohen dhe të miratohen në forumet drejtuese të partisë.
Grupi i punës do të kryesohet nga Gazment Bardhi, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe disa prej drejtuesve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Përbërja e grupit të punës është si më poshtë:
- Gazment Bardhi – Kryetar
- Oerd Bylykbashi – Anëtar
- Ivi Kaso – Anëtar
- Gent Strazimiri – Anëtar
- Enno Bozdo – Anëtar
- Elda Hoti – Anëtar
- Keltis Kruja – Anëtar
- Adriana Kalaja – Anëtar
- Marash Logu – Anëtar
- Franc Nuri – Anëtar












