Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve të vendit janë një potencial I jashtëzakonshëm I zhvillimit ekonomik. Kjo jo vetëm nëpërmjet remitancave, që I kapërcejnë vlerën e 1 miliard eurove në vit, por edhe nëpërmjet ekspertizës dhe rrjetit të bashkëpunimeve.
Sipas statistikave zyrtare, jashtë territorit të Shqipërisë përllogariten 2,256,346 individë, ku:
1,177,529 janë meshkuj
1,078,817 janë femra
Struktura sipas moshës tregon një profil të ri dhe ekonomikisht aktiv:
18% janë 0–14 vjeç
77% janë 15–64 vjeç
5% janë mbi 65 vjeç
“Kjo do të thotë se diaspora shqiptare nuk është thjesht një statistikë, është një kapital njerëzor i ri, produktiv dhe me potencial të lartë për kontribut ekonomik, profesional dhe strategjik”, thekson Dhoma e Biznesit të Diasporës.












