20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Bullizmi: Si ta mbroni fëmijën tuaj me komunikim

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Mjeku pediatër Erges Eskiu theksoi rëndësinë jetike të marrëdhënies prindër-fëmijë për parandalimin e dukurive të rrezikshme si bullizmi. Ai shpjegoi se mënyra se si fëmijët përballen me situata dhe njerëz të rinj, tregon shumë për vetëbesimin dhe shëndetin e tyre emocional.

“Kur një fëmijë është i ndrojtur dhe heziton të afrohet me dikë që nuk e njeh, është e rëndësishme që këto eksperienca të menaxhohen me kujdes. Fëmijët që e kalojnë këtë fazë më shpejt, zakonisht janë më të sigurt dhe më të mbrojtur ndaj presioneve sociale në të ardhmen,” tha Eskiu.

Pediatri nxiti prindërit të nxisin pavarësinë e fëmijëve, duke i lënë të përballen vetë me situata të reja dhe të marrin vendime, por gjithmonë nën mbikëqyrjen e tyre. “Hiperkujdesi për gjithçka nuk është i nevojshëm. Prania e prindit, edhe kur fëmija ndeshet me diçka që duket e vështirë, i jep atij besim. Ndërsa një ‘jo’ i thënë thjesht mund ta shtyjë fëmijën të përpiqet ta bëjë gjënë fshehurazi, duke rrezikuar pasoja të rënda,” shtoi ai.

Lidhur me parandalimin e bullizmit, Eskiu theksoi se komunikimi i përditshëm është thelbësor. “Është e rëndësishme që prindërit të flasin me fëmijët e tyre të paktën gjysmë ore në ditë. Kështu shmangen shumë probleme, përfshirë edhe rastet e bullizmit,” përfundoi pediatri.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2