Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot nga Brukseli se Parlamenti Europian mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian, Bruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Draft-Rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicjen tonë të përmbyllim negociatat brenda 2027”, thotë Balla.












