20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Arrestime për drogë në Tiranë: Zbulohet magazinë, sekuestrohen narkotikë

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Pesë persona janë vënë në pranga pas zbulimit të një magazine të vjetër në Tiranë, ku fshihej dhe përgatitej drogë për shitje në doza. Të arrestuarit, me iniciale Xh. Z. (25 vjeç), R. K. (21 vjeç), E. Gj. (37 vjeç), A. C. (22 vjeç) dhe A. K. (22 vjeçe), të gjithë banues në Tiranë, dyshohet të jenë anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në veprimtari të tilla.

Operacioni policor i koduar “Warehouse”, i zhvilluar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ka rezultuar në zbulimin e kësaj magazineje, ku janë sekuestruar 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., ku kryhej veprimtaria e prodhimit të paletave të drurit, u gjet një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë. Hetimet paraprake sugjerojnë se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë nga shtetasi Xh. Z. në bashkëpunim me shtetasen A. K.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u gjetën edhe shtetasit A. C. dhe E. Gj. Nga kontrolli fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën edhe një armë zjarri pistoletë dhe dy armë të ftohta.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2