Homazhe në Athinë për viktimat e luftës në Iran
Sot në qendër të Athinës, në sheshin Syntagma, poshtë Parlamentit, u mbajtën homazhe për viktimat e luftës në Iran. Njëzet mije të rinj, të vrarë në përballjen tragjike të luftës, u nderuan me një moment të veçantë respekti.
Homazhet u zhvilluan në përputhje me thirrjen e Mbretëreshës së Iranit, e cila ka kërkuar që në të gjithë botën, në orën 12:00 të drekës, të ndizen qirinj dhe të mbahet një minutë heshtje për të nderuar jetët e humbura.
Në këtë ceremoni, pjesëmarrësit ndezën qirinj, mbajtën lule dhe flamuj, dhe mbanin fotot e viktimave, duke respektuar një moment të heshtur dhe solemn. Atmosfera u shoqërua edhe me këndimin e himnit kombëtar iranian, si shenjë e respektit dhe solidaritetit.
Momenti i homazheve në Athinë shërben si një mesazh i fuqishëm për paqen dhe kujtesën, duke treguar se dhimbja për jetët e humbura bashkon njerëzit kudo në botë.












