Një moment i veçantë dhe simbolik shënoi urimet për Vitin e Ri për kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, kur arvanitasit i kënduan kalandat në gjuhën shqipe, duke sjellë pranë tij një traditë të vjetër dhe një identitet kulturor të rrallë.
Kryeministri reagoi me buzëqeshje dhe emocion, ndërsa vajza e tij u shfaq e befasuar, duke e pyetur për gjuhën në të cilën po këndohej. Mitsotakis i shpjegoi se bëhej fjalë për arvanishten, një gjuhë që ai e njeh, pasi gjyshja e saj ishte arvanitase, duke e bërë këtë trashëgimi pjesë të historisë së familjes së tij.
Momenti u prit me interes të madh në rrjetet sociale dhe u vlerësua si një dëshmi e bashkëjetesës kulturore dhe respektit për rrënjët, duke i dhënë urimeve të Vitit të Ri një domethënie më të thellë njerëzore dhe historike.












