Intervistë me nënkryetarin e Bashkisë së Athinës, z. Paris Harlaftis, dhe z. Anastas Murati – drejtues i “Ambasadorëve të Paqes”, dega Athinë
Në një intervistë për Albania TV, dhënë gazetares Nilda Baxha, nënkryetari i Bashkisë së Athinës, z. Paris Harlaftis, së bashku me z. Anastas Murati, drejtues i organizatës “Ambasadorët e Paqes” – dega Athinë, theksuan me bindje rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve pozitive me komunitetet e huaja që jetojnë në kryeqytetin grek.
Të dy nënvizuan se bashkëpunimi, dialogu i hapur dhe respekti reciprok janë gurët e themelit për një shoqëri të qëndrueshme dhe të integruar.
Ata folën hapur për përkushtimin e institucionit ndaj krijimit të një klime mirëkuptimi, bashkëjetese harmonike dhe mbështetjeje institucionale për komunitetet emigrante.
“Ka ende shumë për të bërë, por mbi të gjitha ka shumë potencial për të ardhmen e përbashkët,” u shprehën ata, duke nënvizuar vizionin optimist për një Athinë më gjithëpërfshirëse.












