Ekskluzive në Albania TV – Etmond Guri mbi ligjin e ri të emigracionit në Greqi
Eksperti i çështjeve të emigracionit Etmond Guri flet në Albania TV për ndryshimet që priten deri në fund të vitit në ligjin e ri të emigracionit, i cili bazohet në tre shtylla kryesore:
– Rinovimi i lejeve të qëndrimit
Thjeshtim kriteresh, më pak dokumente dhe afate rekord të përpunimit.
– Emigracioni i ligjshëm (me thirrje)
Qytetarët e vendeve të treta mund të vijnë në Greqi me thirrje nga punëdhënësi, kontrata pune të rregullta dhe vizë pune.
– – E drejta e punës për refugjatët
Të gjithë personat me status refugjati do të kenë qasje të plotë në tregun e punës.
👉 Ndiqni intervistën e plotë në Albania TV, ku Etmond Guri shpjegon çfarë ndryshon, cilat janë lehtësimet dhe si përfitojnë emigrantët.












