13 C
Athens
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Akuza për pastrim parash e fshehje pasurie, dosja e Metës dhe Kryemadhit kalon për gjykim

Gjyqtarja Irena Gjoka ka marrë vendimin. Dosja në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka kaluar për gjykim.

Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash.

Latest news

Related news