20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Aksident Ura Dajlanit: Turistë Britanikë shpëtojnë

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Dy turistë britanikë kanë përjetuar një fat të jashtëzakonshëm, duke i shpëtuar për mrekulli një aksidenti në mbikalimin e urës së Dajlanit, në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Automjeti i tyre, pas një përplasjeje të fortë, është shkatërruar plotësisht.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet e siguruara, mësohet se mjeti është përplasur fuqishëm me barrierat e vendosura mbi urë. Për fat të mirë, barrierat kanë vepruar si ndalesë, duke parandaluar një rënie të mundshme nga ura, e cila do të kishte qenë fatale.

Dyshohet se shkaqet e mundshme të aksidentit mund të jenë qenia e turistëve në gjumë ose mungesa e ndriçimit në zonën e rrugës, të cilat kanë sjellë si pasojë humbjen e kontrollit të mjetit.

Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë punuar për rreth 2 orë për të bërë të mundur rregullimin e rrugës dhe rivendosjen e qarkullimit normal për automjetet.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2