13.3 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

Aksident tragjik në aksin Peqin-Elbasan: Vdes punonjës pastrimi

Një aksident me pasoja vdekjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan.

Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi, duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimi, i identifikuar si shtetasi Bedri Dedaj.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes, punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Latest news

Related news