10 C
Athens
E enjte, 19 Mars, 2026

20 vite pranë shqiptarëve – PS në Greqi mesazh uniteti dhe vizioni për të ardhmen

Partia Socialiste, dega në Greqi, kremtoi 20-vjetorin e themelimit të saj, në një aktivitet ku morën pjesë simpatizantë, figura të njohura dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe z. Taulant Balla drejtuesi politik për diasporën, ndërsa organizimin e drejtoi kryetari i degës për Greqinë, Jani Haxhi, një figurë emblematike që gëzon respekt dhe mirënjohje të gjerë në komunitet.

Në aktivitet morën pjesë gjithashtu ish-drejtues të partisë, gazetarë, intelektualë dhe përfaqësues të ndryshëm të diasporës shqiptare.

Albania TV ishte i pranishëm në këtë event me gazetarin Shpëtim Zinxhiria dhe operatorin Sokol Bara, duke pasqyruar nga afër këtë përvjetor të rëndësishëm.

Latest news

Related news