14.1 C
Athens
E martë, 24 Shkurt, 2026

𝗞𝗹𝗼𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗕𝗿𝗮𝗵𝗼 𝗳𝗶𝗿𝗺𝗼𝘀 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿ë𝗻 𝗲 𝗿𝗲 𝘁ë 𝗦𝗣𝗔𝗞: 𝗝𝗮 𝗽𝗼𝘇𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗾ë 𝗺𝗼𝗿𝗶 𝗔𝗹𝘁𝗶𝗻 𝗗𝘂𝗺𝗮𝗻𝗶, 𝗿𝗼𝗹𝗲𝘁 𝗾ë 𝗱𝗼 𝘁ë 𝗸𝗲𝗻ë 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿ë𝘁 𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿ë

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re drejtuese të institucionit.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Altin Dumani ka marrë detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Prokurorja Dorina Bejko ka marrë drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara ka marrë drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.
Departamenti për marrëdhëniet me jashtë që tani do të drejtohet nga Dumani, më parë drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.
Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Departamentin e krimit të organizuar e drejtonte deri sot prokurori Adnand Xholi që mbetet prokuror i thjeshtë në këtë sektor. Ai zëvendësohet nga Vladimir Mara i cili është i njohur për drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me antimafian italiane.

Latest news

Related news